Poezi Patriotike
Jam shqiptar
e kosovar;
zot e krenar,
zot e bujar
mbi këtë dhé,
q'e kam si fe,
e përmbi fé:
E kam vatan!
E kam atdhe!
Që gjysh stërgjysh,
që brez pas brez,
që gjithëmonë.
Ti shqa thërret,
ti shqa bërtet,
gjer lartë në retë
se jam barbar.
Jo, s'jam
si bërtet ti,
si buçet ti,
ti, Mal i Zi.
Po vendin tim e dua,
lirinë e dua,
e s'dua
zot
mbi mua.
Kënga e parë
QËNDRIMI
Se jam këtu kur s'kish njeri,
kur s'kish kufi
as fqinjëri,
as shqa të zi.
Se jam këtu kur Mal i Zi
ish Iliri;
kur nga një det në tjetrin det
isha zot vetë!
Unë jam këtu nga moti
kur vetë Zoti
e bëri fushën fushë
e malin mal.
Unë jam këtu e do të jem
- dem baba dem -
sa mali të bëhet hi
e hiri mal përsëri.
Ma thonë emrin Asim Qerim
mbetur jetim
që në vegjëli.
Jam si më sheh
e si më njeh;
kësulëbardhë e kryelidhur,
kryelidhur me një shami;
me tri shami
për trimëri!
Jam eshtërmadh,
i vrazhdë jam,
e bojalli -
dhe sytë e mi
janë plotë shkëndi
si batërdi.
Dhe kam uri
si s'ka njeri -
për drejtësi
e për liri.
Si të gjithë asimët
e të gjithë qerimët
e vendit tim.
Ma thonë emrin Asim Qerim
mbetur jetim
që në vegjëli;
se babën tim ma vranë
naçallnikët,
podporuçnikët
edhe gllavnikët.
Ma vranë
se urdhër dha vojvodi
e krali vetë:
"Të vritet!"
Se ish kosovar
dhe se ish zot
mbi këtë dhe!
Dhe tokën që kisha nga baba
nga gjyshi
rrënjë pas rrënjë -
prej qindra vjet,
prej mijëra vjet,
ma morën.
Ah!
Ma morën vatanin
që e desha si xhanin!
Ma morën,
me armë në duar,
me gjak nëpër duar.
Agrarët!
Xhandarët!
Tyxharët!
Të gjithë tok
u bënë shok;
si sorrat
për kërrmë.
Oborin ma morën
gjer në shtëpi
dhe ngrenë për vete shtëpi
në sytë e mi!
Dhe unë,
ja, unë,
që isha zot
që qëmot,
mbeta pa dhé,
bujk pa dhé,
bari pa kopé -
këtu
në dheun tim.
Dhe plori m'u ndryshk,
hambari m'u myshk...
Po shpresa s'mu vyshk!
Kënga e dytë
DURIMI
Durova,
durova,
sa nuk duron njeri,
as Përëndi!
Më thanë të shkruhem vojnik
e mynafik
i kombit tim.
Më dhanë armë të vras
vëllanë,
sipas kanunit
të gjakut...
Po s'desha!
Dhe në e bëra ma falni,
se jam gjaknxehtë.
Më thanë të ngrihem të ik
ku qielli puthet me dhenë;
Stamboll,
Anadoll,
e më tej.
Se vetëm andej
paska për ne
popull pa zot -
vend boll...
Po malli i tokës s'më la,
po malli i fushës s'më la,
as gjaku i babës s'më la.
Dhe mbeta këtu,
i huaj,
si qen,
në vendin tim,
të babës tim...
Mbeta rajá,
e ndër rajá,
si për hatá;
në uri,
në qesëndi,
në skllavëri
të shqaut të zi.
Më thanë të ik në Allbani,
vatan i ri
i kombit tim,
si shkoi Selmani,
Hasani
e Dani.
Po dot nga toka s'u ndava
dhe mbeta të jem
ku jam
e ku do të jem.
Më thanë të shkoj në sheher
të shqahut të madh,
me sharrën në krah,
me kryet përdhé,
jaban
e beter;
portë më portë,
derë më derë,
i mjerë
e zemër sterrë,
për një kotherrë
bukë.
Po malli i vendit s'më la.
Ah, malli i gjakut s'më la
e mbeta këtu,
rajá.
Ta shemba shqa kufirin
që ngrite ti
në vendin tim e përmbi varr
të babës tim.
Ta shemba,
ta dogja,
me zjarrin e shpirtit,
të vuajtjes
dhe të urrejtjes.
Me zemërim,
me vrull të madh,
e bubullimë
që s'ka mbarim
Se vjete ti më çave,
më ndave,
më vrave,
armik - lugat,
armik -xhelat!
Kënga e tretë
SULMI
Ti bëre azape - s'u tremba,
ti ngrite kufire me gjemba,
fortesa ti ngrite;
t'i shemba!
Tani,
tani,
atje ku ti,
o Mal i Zi,
ngrite kufi
që ndanin
e çanin
vëllazëri;
Hej!
Sot!
Shkon
e valon
parmenda!
T'i bëra të gjitha rrëmujë
dhe ty
gjurma t'u zhduk
si në ujë.
I bie arë mes për mes
e gjer në brez,
e përmbi brez,
humbas
me gaz
në grurin tim,
të dheut tim,
të babës tim,
të birit tim;
sot e përjetë,
jetë pas jetë!
Dhe ndie qysh flet,
me zë të qetë,
im atë vetë
nga balta poshtëë:
"Ta mbroni dhenë
ku eshtrat kam,
ku hi e tokë
e pluhur jam.
Ta mbroni dhenë
që e ushqej
dhe sot si dje,
me kurmin tim.
Ta mbroni dhenë,
me zjarr ta mbroni,
me gjak ta mbroni!
Të derdhni gjakun
me grushte plot -
po kurrë lotë,
as sot, as mot!
Se loti është robëri,
gjaku - liri!"
Kënga e katërt
NDËRTIMI
Jam eshtërmadh
e bojalli
e me japi,
si më sheh ti,
si më njeh ti.
Po kam një zemër
në gjoksin tim
që pa pushim
më rreh
si Drin.
Dhe babën tim kur e kujtoj,
lotoj...
Të pashë të vrarë, or Baba,
e pa qejfin, si për hata,
rreth e përqark me xhandërma.
Desha të qaj e s'qava dot,
e të bërtas, sbërtita dot,
pa asnjë lot, pa asnjë lot.
Dhe prita sot të derdh një lot.
Tani,
tani,
unë jam gati
të vdes që sot,
se rroj përmot;
mbytur me gjak,
po jo me lotë,
për këtë dhe,
q'e kam si fé
e përmbi fé.
E kam vatan,
e kam atdhe!
Hej!
Po buças me zë kabá,
sa të dëgjohet në qiell lá,
sa të dëgjojë fund e kreje
kush gjak shqiptari ka në deje:
Shaban - vëlla!
Destan - baba!
Hej!
Komb i lirë kosovar,
ti komb shqiptar, ti zot krenar,
ti djalëri - ti pleqëri,
bëru gati!
Bëru gati për vrull të ri,
ta djegësh botën,
ta bësh hi,
për liri,
për Shqipëri!
Kënga e pestë
QËNDRIMI
Tani,
tani!
- O Mal i Zi -
ja unë,
ja ti!
Po unë - jo ti,
se jam këtu kur s'kish njeri
dhe as kufi
as fqinjëri...
Unë jam këtu kur Mal i ZI,
me Shumadi,
me Dallmati - sa mban e gjitha Shqehëri,
ish Iliri!
Kur nga një det në tjetrin det
isha zot vetë!
Se jam këtu nga moti
kur vetë Zoti
e bëri fushën - fushë
e malin mal.
Unë jam këtu
e do të jem,
- dem baba dem -
sa mali të bëhet hi,
e hiri mal përsëri.
Mitrush Kuteli (Dhimitër Pasko, 1907 - 1966) është ndoshta shkrimtari i vetëm shqiptar që ka lënë ndonjë kult pas vetes. Meqë kultet letrare në kulturën shqiptare janë pothuajse gjë e panjohur, Mitrush Kuteli është tejet interesant në këtë pikëpamje dhe sikur të ish bërë i njohur për shkrime të fantazisë mitologjike, ai do të meritonte padyshim të krahasohej me autorin e Përrallës së Unazës, Tolkien.
Fatmirësisht për ne, Mitrush Kuteli u bë i njohur për veprat e tija me karakter nacionalist. Përderisa ish gjallë, po edhe pas vdekjes, motivet e theksuara kombëtare të veprave të tij ishin, gjatë periudhave të caktuara, shkak i mjaftueshëm për mosvlerësimin e tij si shkrimtar të madh. Duke i cilësuar veprat e tija si përkatëse te romantizmi i moçëm nacionalist, elita kulturore shqiptare padrejtësisht ia uli vlerat këtij shkrimtari origjinal.
Sidoqoftë, veprat e Mitrush Kutelit lexohen ende dhe pikërisht në atë mënyrë që është karakteristike për shkrimtarët e kulteve; gjithmonë nga një rreth i ngushtë lexuesish fanatikë e besnikë.
Ndër veprat e para të Kutelit vlejnë të përmenden përmbledhjet e tregimeve Netë Shqiptare, Ago Jakupi e të tjera rrëfime, Dashuria e barbarit Artan, etj.
Nga kreijimtaria e tij e mëvonshme : Pylli i gështenjave, Xinxifillua, Tregime të moçme shqiptare, Baltë nga kjo tokë. Kuteli i ka përpunuar edhe mitet shqiptare, si p.sh. atë të Mujit e Halilit, dhe pikërisht prezantimet e tija të këtij eposi kanë qenë një ndër arsyet që është zgjedhë titulli Lugjet e verdha për faqet kulturore të Shqipërisë së Lirë. Uebmasteri i këtyre faqeve nuk i ka harruar përrallat
Krenari Shqqiptare
Kjo poeme është marrë nga romani
<> shkruar nga shkrimtari i shquar Sulejman Krasniqi.
Gjithashtu ndodhet ne koleksionin e
dr. Gerhard Geseman ,,Heroische Lebensform zu Literatur und weskunde Ballkanische Patriarchalitet,,-Munchen- 1979.
KRENARI SHQIPTARI
Nuk te perulem, as te leshoj udhe!
Pse jam i vorfen,pa fajin tim, jam burrë!
Nuk te leshoj udhe, anise pjelle e nji bareshe!
Nuk te nenshtrohem,sikur të jesh bir i çdo mbretneshe!
Ti mund të kesh lindur ne djepin me ar,
i mbeshtjellun me mendafsh te bute e te papare;
ushqye me musht luleshqerrash e me mjalte,
pasanikja te këtë mbeshtjelle me brez te arte.
Po unë jam me i madh se ne kasolle vorfnie,
me buke, krype e fjale fisnikie
e ruejta, e mbrojta, u gjakosa për këtë toke,
nder motet ma te vështira pushken pata shok.
Ne lahuten time do gjesh historinë,
te lashtë sa rruzulli për mua,për Shqipërinë!
Më ka linde shqiptarja e ashper,e fortë,
midis dhenve dhe krismave, mbi shkambin e ftofte,
Më ka mbeshtjelle me shallin e leshte e te ngrohte,
peshtjellakun ma te mirë qe s'është pa ne botë!
Lidhun më ka me sixhim, loze manaferre.
Nuk më ka perkedhelun, por ushqye me tamel dele!
Dhe për këtë jam betue:
Askujt udhën s'kam për t'ia leshue!
Memedheu
Mëmëdheu
Mëmëdhe quhetë toka
ku më ka rënurë koka,
ku kam dashur mëm'e atë,
ku më njeh dhe gur' i thatë
ku kam pasurë shtëpinë,
ku kam njohur përëndinë,
stërgjyshët ku kanë qënë
dhe varret q'i kanë vënë,
ku jam rritur me thërrimë
ku kam folur gjuhën time,
ku kam fis e ku kam farë,
ku kam qeshur, ku kam qarë,
ku rroj me gas e me shpres,
ku kam dëshirë të vdes.
Per Shqiperin
Për Shqipërinë
Ne Shqipëri u rrita
N'atë vend si drita
Ajo me hapi sytë
Ajo më ka dhënë drite
Me lindi, me rriti
Me qau e qeshi
Me mesoi e tregoi
Gjithmonë me ndihmoi
Papritur ngadalë
Gjithçka qe ish e bardhe
Ku vajti ?, ku shkoi?
Pse na hidheroi
E ndoqem ne vete
E bëtë te shkrete
Është e vërtetë
Betohem për jetë
Ndoqem bardhesine
Sollem erresine
Harruam historinë
Edhe lashtesine
U vrame e u preme
Gjakun e ndamë
Nderin e harruam
Besën e lame
Turpin e zi
E futem ne Shqipëri
Turp te na vi
O Shqiptari!
Shqiperis ju largova
Valle si e harrova
U ngrita dhe ika
Shkeputja afroi
Vuajtja me largoi
Trishtimi me trishtoi
Deshira me shtyu
Greqia me perpiu
Paraja dhe zilia
Ato qe te dyja
Me ndane me vellane
Dhe me babane
Me nënën me vonë
Me motren pergjithmone
Me shoket e shkrete
Me ndane për jetë
Me iku rinia
Me plaku vetmia
Valle c'po ndodh me mua
Të flas me nuk dua
Të harroj un dua
Harresa harroi mua
Kosova ne veri
Shqiponje e plagosur
Gjaku I rrodhi
Dhe s'kishte te sosur
E vrane, e prene
Shqipen e shkrete
Meshire nuk patën
Ta linin ne jetë
U ngrit vet Shqiponja
Me nuk duroi
Fluturoi e sulmoi
Lirine e fitoi
Ndihmuan dhe te tjerë
Nga një tjetër dere
Ta mbajmë mend
Kush qe ai vend?
Ti hapim ne sytë
Andej nga vjen drite
E fitoi me gjak
Dhe nuk ishte pak
Enver o Enver!
Ai bëri sa mundi
Nga fundi s'kuptoi
Dhe na vetmoi
Të kujtojmë c'ka ndodhi
Të mos përsëritet
Gabimet nuk falen
Kuptohen dhe ndalen
Ndalen pa pikuar
Atje te burimi
Burimi duhet gjete
Atje është shpëtimi
Ta gjejmë siç e gjeti
Gjergj Kastrioti
Ai ishte trimi
Edhe patrioti
Shumë shqipetare te tjerë
Burimin e gjene
Luftuan me pushke
Luftuan me penë
Luftuan e dhanë
Për Shqipëri
Ne je shqiptar
Lufto edhe ti
Burimi I mirë
Duhete gjete
Ta kërkojmë te gjithë
Ashtu siç dim vete
Buron atje
Mes malesh me bore
Është ne Shqipëri
E kemi ne dorë
Nuk është ne Greqi
As Itali
Është ne Krujë
Është ne Shqipëri
Është Atje
Është I varrosur
Ngrihu o Gjergj
Duhete'sh'groposur
O Zot te lutem
Ndihmo këtë toke
Jemi Shqipetare
Nuk kemi me lote
Na shteruan lotet
Nuk ka me kuptim
Europa veshtron
Kerkon bashkim
Bashkimi I Shqipërisë
Fillon ne Shqipëri
Fillon ai tek unë
Fillon ai tek ti
Bashkimi I shqipetareve
Është Amanet
Nga Gjergj Kastrioti
Kur ishte ne Jete
Bashkohuni o shqipetare
Behuni ju bashke
Siç kemi jetuar
Ne kohën e lashtë
Jemi Ilire
Jemi Albani
Jemi Kosovë
Jemi Shqipëri
Jemi Ilirian
Se harron Toka
Jemi Shqipetare
E di gjithë Bota
Kjo vjershe, këto vargje
Këtu nuk kan mbaruar
Kjo vjershe, këto vargje
Jetojne duke shkruar
Do shkruhen nga unë
Do shkruhen nga ti
Shkruaj o Shqipetar
Për Shqipëri
Shkruaj dhe ti
Ashtu siç di vete
Shkruaj o shqiptar
Ne je I vërtetë
Mere guximin
Shkruaj me lote
Shkruaj me shpirt
Shkruaj me dorë
Shkruaj për Shqipërinë
Shkruaj Historinë
Shkruaj te mirat
Edhe bardhesine
Historia jonë
Me kryet e saj lartë
Ta shkruajm ne leter
Ta shkruajm ne karte
Shkruaj për shqiperine
Edhe Shqiptarine
Këto vargje
Kurrë nuk shterojne
Ne vdeksha unë
Le të vazhdojnë
Të shkruaj, mendoj
Deshiren un dua
Nuk ndalem dot
E kame ne sua
E kam te ngulitur
E kam te skalitur
Jeton brenda meje
Nuk ka për te ikur
Do shkruaj për gjuhën
Dhe Historinë
Do shkruaj për Artin
Për Letersine
Po shkruaj unë Shqip
Ne këtë leter
Është Gjuha Jone
Dhe e askujt tjetër
S'është Latinish
Nuk është Greqisht
Është Gjuha Shqipe
Është Ilirisht
Është Histori
Është e vërtetë
Është e gjallë
Është ne jetë
Ngado qe te vete
Ngado qe te shkoj
Më duhet te shkruaj
Më duhet te shikoj
Të shkruaj Historinë
Më duhet te vazhdoj
Turqia mizore
Na vrau, na preu
Na ndryshoi Fene
Shpirtin dot s'na ktheu
Jemi shqipetare
Jemi bij Shqiponje
Jemi Iliriane
Jemi djem Kosovë
Jemi Arnaute
E ke then ti vete
Mos na prek me dorë
Le Shqiperin te qete
Greqia e lashtë
I vjen anes rrotull
Është dhelper dinake
Është atje ne strofull
Epirin e lashtë
Edhe Camerine
Të gjith bashke jetonim
Kishim ne shtepine
Është dhe Serbia
Nuk di shumë për te
Shkruaj o Kosovë
Ti e njeh atë
Është po ashtu
Edhe Maqedonia
Brenda nëpër te
Lulezon Shqipëria
Janë komshijte tanë
Veç një are na ndan
Duhet te gjejmë gjuhën
Lufta sjell veç luftën
Të mesojme te rrojme
Bashke te jetojme
Të ndertojme Ballkanin
Shtepine dhe vatanin
Amerika e largët
Emigrante kërkon
Shpirtin na trazon
Syte na I loton
Nuk është dhe Shqiperie
S'është dhe Ilirie
Është dhe Amerikë
Është dhe Gjermanie
Qajne nenat e mjera
Shpirti qan me lot
Djemte po I ikin
Dhe nuk kthehen dot
Qajne ne Shqipëri
Presin ne vetmi
Keq nuk po të vjen
O gurbet I zi
Jetoni o shqipetare
O njerëz te pa mposhtur
Punoni e fitoni
Nenat mos harroni
Mos qani o nëna
Djemte nuk ju harrojnë
Punojne e jetojne
Bashke me ju vajtojne
O vëllezër o shqipetare
Valle a me degjoni
Do bertas me fort
Mos te me harroni
Ju o shqipetare
Rrugeve te Europes
Ju kërkon Shqipëria
Gjaku, Dashuria
Atje është Liria
Edhe pasuria
Shqipetaret e tjerë
Qe kaq larg ju jeni
Shumë ne Amerikë
Ca s'dini nga veni
Nuk jan dokumenta
Jan loj llotarie
Nuk lozet Historia
Është gjak Shqipëria
Ti o Art Shqipetar
Ku ke vajt dhe futur
Ngriji kryet lart
Mos rri I keputur