Mir se vini riniakosovare.tk

Lajmet Më Të Reja

 

Presidenti Obama uron përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama i ka dërguar presidentit të Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, një letër urimi me rastin e 17 Shkurtit, përvjetorit të parë të shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Në letrën r tij, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, barak Obama në emër të popullit amerikan, përgëzon Presidenti Sejdiu dhe qytetarët e Kosovës në përvjetorin e parë të deklaratës historike të pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt.
Derisa populli i Kosovës punon drejt një ardhmërie të përbashkët, unë dua të theksoj që SHBA-të do të vazhdojnë të mbështesin një Kosovë multietnike, të pavarur dhe demokratike, në përpjekjet e saj që ta zërë vendin e merituar si anëtare e plotë e bashkësisë së shteteve, thuhet në letrën e Presidentit amerikan.

Sejdiu: Pavarësia u arrit falë sakrificave të popullit të Kosovës
Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka thënë se akti madhor i shpalljes së pavarësisë, më 17 shkurt 2008, u arrit falë sakrificave pothuajse njëshekullore të popullit të Kosovës, dhe ndihmës së përhershme të prijatarëve të demokracisë dhe të lirisë së kombeve, SHBA-së, BE-së dhe vendeve të tjera demokratike nga të katër anët e globit.
Në një koment të titulluar “Viti i mbarë i dëshmimit”, kreu i vendit ka rikujtuar se Kosova është njohur nga 54 shtete të botës, në mesin e të cilave, ndër të parat, SHBA-ja dhe vendet më me ndikim të BE-së.

 

Jovanoviq: Pavarësia e Kosovës me garanci për ekzistimin e serbëve
Kryetari i Partisë Liberal Demokratike (LDP), Çedomir Jovanoviq në një intervistë paralele me ministrin e Jashtëm serb, Vuk Jeremiq për gazetën e sotme "Politika", në prag të një vjetorit të pavarësisë së Kosovës, ka vlerësuar se nuk duhet përjashtuar mundësinë e marrëveshjes me shqiptarët e Kosovës.
Sipas Jovanoviqit kjo marrëveshje do të nënkuptonte pavarësinë e Kosovës dhe si kompensim do të garantohej ekzistimi i serbëve në Kosovë që, sipas tij duhet të jetë “interes yni dhe i marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë” që do të ishin shumë më cilësore nga marrëdhëniet ekzistuese dhe nga ato në të kaluarën.
Jovanoviq nuk është pajtuar në shumë pikëpamje me ministrin Jeremiq duke akuzuar politikën e autoriteteve të tashme serbe ndaj Kosovës dhe duke kërkuar ndryshimin rrënjësor të saj, dhe ka shtuar se partia e tij me anë të planit "Territori për pavarësi" është orvatur ta shpjegojë se më shumë dobi do të kishte Serbia në qoftë se e drejta e qeverisjes së Kosovës të transferohet në ata që jetojnë në Kosovë, e këta janë shqiptarët e serbët, e jo Serbia e cila nuk ka kontroll atje.
Jovanoviq thotë se Kosova po distancohet nga Beogradi. Ky proces po zgjat dhe ai gjatë një viti të fundit është përshpejtuar e konkretizuar. Problemi kryesor në përkufizimin e politikës së Beogradit ndaj Kosovës del nga fakti se ne problemin e Kosovës e shikojmë të izoluar, autonom nga realiteti i përgjithshëm. Ende e trajtojmë si pasojë duke mos kërkuar shkaqet, thotë ai.

Sipas tij. Kosova sot është një hap më larg nga Beogradi se që ka qenë më 17 shkurt të vitit 2008, pavarësisht nëse me këtë janë pajtuar 20 apo të gjitha vendet e të BE, pavarësisht nëse është pajtuar gjysma e KS të KB apo jo, dhe kjo kohë njëvjeçare nuk është shfrytëzuar sipas mënyrës që do të duhej.

Kjo, në radhë të parë për transformimin e brendshëm të vendit, në mënyrë që Serbia nga pozicione tjera të fillojë ta kundrojë Kosovës dhe duke afirmuar vlera të reja, t'ia dal të ndërtojë me Kosovën marrëdhënie të reja të cilat për nga përmbajtja e vet do të ishin më cilësore.
Kryetari i LDP thotë se është e vërtetë se KS e ka marrë vendimin për sistemimin e EULEX-it, por nuk ka marrë kurrfarë vendimi kur në Kosovë ka vazhduar zbatimi i mëtejmë i Planit të Ahtisarit, për të cilin nuk po flitet më zyrtarisht, por i cili po realizohet para syve tanë. Është e saktë se politika jonë e jashtme ka mbështetje në marrëveshjet që po i arrin me përfaqësuesit ndërkombëtar, por ajo nuk është konkretizuar me anë të rezultatit i cili procesin e ndalimit të njohjes së mëtejme të pavarësisë së Kosovës do ta ndalte.
Kjo njohje pak a shumë po ngadalësohet, që si pasojë fiton problem të reja, por ajo politikë nuk është reversibile. Pikërisht ne në këtë e shohim rrezikun më të madh dhe për këtë shkak po insistojmë në ndryshimin e prioriteteve politike, ka theksuar Jovanoviq. /f. musliu/
 

Dafina së shpejti me një bashkëpunim të ri, këtë herë me Capital T dhe 2 po 2

ImageNjëra ndër këngëtaret më aktuale në skenën muzikore, Dafina Zeqiri, ka vendosur të vizuelizojë një këngë të re. Videoklipi i ri është planifikuar të xhirohet në qendrën për skijim, në Brezovicë, ku javë më parë ajo kishte pësuar thyerje të hundës përderisa skijonte. Kështu ka njoftuar agjencia e lajmeve “Kosovapress”. Sipas kësaj agjencie, kënga të cilës do t’i realizohet videoklipi quhet “Shumë nalt” dhe do të jetë një bashkëpunim i Dafinës me reperin Capital T dhe grupin 2 po 2. Kjo shënon vazhdim e bashkëpunimeve të Dafinës pas atij me Bleron dhe F-Kayn në këngën “La vida loca”. Ndërsa, sa i përket solo-prezantimeve, “Bateritë” është kënga me të cilën Dafina ishte pjesëmarrëse në festivalin “Kënga magjike 2008”, ku u shpërblye me çmimin “Magjia e parë”, i cili u jepet artisteve më të dalluar ndër të rinj.
 

 
 
 
 
 

 

Search site

© 2008 All rights reserved.